Komisioni Hetimor njihet me informacionin “Top Secret” për Metën

schedule16:37 - 22 Nëntor, 2019

schedule 16:37 - 22 Nëntor, 2019

Maxhoranca nuk ka hequr dorë nga nisma e saj për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Komisioni Hetimor në Kuvend mori në shqyrtim informacionin “Top Secret” të paraqitur nga institucioni i Presidencës lidhur me arsyet që u anuluan me dekret zgjedhjet e 30 qershorit.

Në shqyrtim u mor edhe raporti paraprak i Venecias, ndërkohë që shumica ka paralajmëruar që do të kërkojnë shtyrje të afateve të Komisionit dhe zgjerim të objektit të hetimit për Ilir Metën.

Pavarësisht se Komisioni i Venecias ka dalë me raport final për shkeljet e Presidentit të Republikës, komisioni hetimos vendosi në unanimitet të marrë në konsideratë edhe raportit paraprak të Venecias që trazoi politikën për shkak të qëndrimeve që shpreheshin.

Anëtarëve të Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës iu vu përballë edhe një informacion “TOP SECRET” i ardhur nga institucioni i Presidencës.

Gjatë seancës dëgjimore që vetë Ilir Meta zhvilloi pak javë më parë në Kuvend foli për informacione të djegies së Kuvendit në një nga protestat e opozitës. Dhe kur bëhet fjalë për informacion të klasifikuar, paralajmërimi i Ulsi Manjës ishte i prerë për ligjvënësit.

Në 8 dhjetor, afati i komisionit hetimor për shkeljen e kushtetutës të Presidentit Meta përfundon. Por shumica ka deklaruar se shkeljet e reja të kushtetutës që Meta po konsumon me Gjykatë Kushtetuese do të bëjnë që afatet e komisionit të zgjaten dhe objekti i komisionit të zgjerohet./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!