Komisioni Hetimor/ Bylykbashi: Beqaj duhet të jepte përgjigje, qytetarët duan transparencë

schedule15:33 - 14 Nëntor, 2024

schedule 15:33 - 14 Nëntor, 2024

Nënkryetari i PD Oerd Bylykbashi, në një intervistë në “News Hour” në ABC News, komentoi situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek Komisionet e zhvilluara së fundmi.

Gjithashtu gjatë kësaj interviste komentoi edhe rolin e opozitës pas rikthimit në Parlament. Ai u ndal edhe tek buxheti, duke thënë se një grabitje e madhe i është bërë shqiptarëve.

“Në asnjë moment nuk është thënë që në ikim nga Parlamenti. Por e kemi parë që Komisionet Hetimore bllokohen në çdo formë. Ndërkohë që ne kërkojmë hapësirën tonë, kjo na bëhet e pamundur. Kemi më shumë se gjysmën e grupit të deputetëve të PD që u përjashtuan me një vendim të paligjshëm. U rikthyen sepse gjykata shfuqizoi vendimin”, tha ai.

Më tej theksoi se Komisionit Hetimor iu ndërpre mundësia që të hetojë. Sa i përket tensioneve të zhvilluara në Komisionin Hetimore të Shëndetësisë, Bylykbashi tha se Ilir Beqaj duhet të jepte përgjigje në Komision.

“Shumica socialiste vë veton dhe thotë, kjo nuk vjen. Por nuk duan të dinë ata kur të pyeten këta persona, si e morë këtë koncension? Të gjitha këto gjëra unë nuk kam përgjigje se çfarë do të thotë Vilma Nushi, por shqiptarët kanë interes të dinë të bëhet pyetje dhe të përgjigjet. Pra përse mbrohet? Përse nuk vjen Edi Rama përpara Komisionit? Apo ka hall se ngec”, tha më tej ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!