Komentet për Egbo, Agustin Kola-Starovës: Aty ke qenë edhe ti, jepi meritat!

schedule20:16 - 10 Qershor, 2020

schedule 20:16 - 10 Qershor, 2020

Karrierën e tij të madhe e ka mbyllur 23 vjet më parë. Agustin Kola, një nga ikonat më të mëdha të Tiranës, gjithsesi mbetet në botën e futbollit duke drejtuar ekipe të moshave, si dhe të femrave, veçse nuk e heq vëmendjen nga skuadra e tij e zemrës.

Në një intervistë për Abc News-in, ish-sulmuesi i shquar i del në krah trajnerit tiranas, Emanuel Egbo, i cili po vihet në dyshim, pavarësisht fitoreve.

“Nuk është se po flas unë, por Sul Starova tha për Egbon: “Ai është trajner portierësh”. Egbo është profesionist. I njëjti president ishte kur ishte Sula (Starova) te Tirana e trajnerë të tjerë. Të gjithë kanë qenë të Tirana. Çfarë bënë, çfarë bënë? Pse flasin? A po ecën ai (Egbo)? T’i japin meritat dhe kaq”.


Trajneri 61-vjeçar, që drejtoi Tiranën për shumë javë kur u shpall për herë të fundit kampion në 2009, nuk ka dyshime për këtë sezon. “Tiranën e shoh shumë mirë të them të drejtën. Egbo ka qenë pjesë e ekipit, po bën gati 20 vjet dhe e njeh mentalitetin. Tirana duhet të bëjë më të mirën në çdo ndeshje, kampionati nuk ka mbaruar akoma. E ka fituar titullin 99%, nuk dua të them 100%”.

Kola ka një arsyetim origjinal kur flet për krizën e Partizanit. “Partizani nga ekipi kampion të jetë në këtë gjendje, unë mendoj se ka probleme brenda. Kanë probleme në grup, si president dhe si gjithë grupi”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!