Për herë të parë është vënë në skenën e teatrit “Migjeni” komedia “Kumarxhiu” e cila trajton problematikën e kumarit, një ves ku humb gjithçka. Shfaqja u prit mjaft mire nga publiku shkodran.
Vesi del vetëm me shpirtin. Kështu ndodh edhe me kumarin.
Virusi i tij të tërheq gjithmonë drejt humnerës ku humb gjithçka familjen, miqtë, paratë.
Ky fenomen trajtohet në komedinë Kumarxhiu” i Carlo Goldoni me regji të Michele Modesto Casarin.
Për herë të pare vepra është vënë në skenën e tetatrit “Migjeni” të Shkodrës.
Aktori Shqiptaro-Italian Indri Qyteza-Shiroka ishte në rolin kryesor.
Në komedi luajnë aktorë të njohur shkodranë dhe jo vetëm.
Shfaqja erdhi si një bashkëpunim mes Teatrit “Migjeni” Shkodër dhe Institutit Italian të Kulturës. /ABC News Albania 24/7