Kombëtarja shqiptare ndihmon shtëpinë e fëmijës në Durrës

schedule15:25 - 31 Maj, 2019

schedule 15:25 - 31 Maj, 2019

Trajneri i kombëtares Edi Reja dhe disa futbollistë kanë vizituar të premten paradite shtëpinë e fëmijës në Durrës. Stafi teknik dhe lojtaret kontribuan me blerjen e disa pajisjeve për të përmirësuar kushtet.

Kombëtarja shqiptare e futbollit vijon përgatitjet në Durrës në prag të dy ndeshjeve ndaj Islandës dhe Moldavisë ndërkohë që paraditen e sotme trajneri i kuqezinjve Edi Reja, së bashku me disa futbollistë ishin në një vizitë në shtëpinë e fëmijës në Durrës. Lojtarët dhe stafi teknik kontribuan duke blerë disa  pajisje elektro-shtëpiake për të ndihmuar në përmirësimin e kushteve për fëmijët të cilët kishin përgatitur një festë për 1 Qershorin. Futbollisti i ekipit kombëtar Mergim Mavraj tregon emocionet e kësaj vizite./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!