Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kombëtarja, plani për San Marinon/ Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet në Tiranë për sfidën e radhës

schedule10:41 - 28 Shtator, 2026

schedule 10:41 - 28 Shtator, 2026

Kur fiton gjithçka bëhet më e lehtë. Kjo ndodh me çdo ekip sportiv, padyshim edhe në futboll, dhe kështu janë ndjerë lojtarët e kombëtares shqiptare pas suksesit ndaj Bjellorusisë.

Barra e dy humbjeve miqësore me trajnerin e ri Maran, dhe e katër humbjeve radhazi gjithsej bashkë me sfidat zyrtare, tashmë duket se është lënë pas dhe seanca stërvitore për sfidën e radhës në Ligën e Kombeve shkoi shumë mirë.

Në “Shtëpinë e Futbollit”, tekniku italian nuk I ngarkoi shumë lojtarët që ishin titullarë kundër bjellorusëve, në suksesin 2-0, duke e ndarë ekipin në dy grupe, siç informon Federata Shqiptare e Futbollit.



Ata të formacionit patën vetëm seancë shlodhëse, ndërsa të tjerët një program më të plotë, në të gjithë elementët e lojës.

Sipas planit të bërë publik nga Federata, kombëtarja mbyll përgatitjet për San Marinon, me seancën e kësaj të hëne në orën 11:00 po në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa udhëtimi dihet që nuk është shumë I gjatë, rreth një orë e 30 minuta.

Në Republikën e vogël pranë Riminit, kuqezinjtë nuk do të kenë stërvitje tjetër, por vetëm vendosje në hotel, si dhe konferencën për shtyp të orës 19:00, të trajnerit Maran dhe e një futbollisti, që mund të jetë kapiteni Gjimshiti apo dikush tjetër.

Ndeshja luhet këtë të martë në orën 20:45, dhe do të jetë e dyta për ekipin përfaqësues në Ligën e Kombeve, që ka si synim vetëm fitoren, mundësisht me rezultat të thellë.

Kuqezinjtë nuk kanë probleme të tjera me dëmtimet, apo me pezullimet, ndërsa Pilo e Ramadani që morën të verdhë ndaj Bjellorusisë nuk rrezikojnë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!