Kombëtarja e basketbollit ndeshet me Armeninë për eleminatoret e Botërorit

schedule18:38 - 22 Nëntor, 2017

schedule 18:38 - 22 Nëntor, 2017

Kombëtarja shqiptare e basketbollit për meshkuj nis eleminatoret e Botërorit, me sfidën ndaj Armenisë në kryeqytet. Shpresohet që paraqitja të jetë më e mirë se në të kaluarën, sidomos me ardhjen e lojtarëve nga Italia.

Cilësia është më e lartë sesa herën e fundit.
Me tre lojtarë të ardhur nga Italia, mes të cilëve yje si Franko Bushati e Klaudio Ndoja, kombëtarja shqiptare e basketbollit, e drejtuar nga qiprioti Andonis Dukas, sikur është ndryshe.
Përfaqësuesja e meshkujve shpreson për një paraqitje më dinjitoze në Botëror, sesa në Europian, ku pësoi humbje që mund të quhen katastrofike.
Franko Bushati, me gjasë lojtari ynë më i mirë, nuk dëshiron të bëhet më shumë optimist sesa duhet.
Nëse historia me kombëtaren quhet dhimbje, ajo në Serinë A me Breshën është një përrallë.
Sinkron Bushati
I urojmë sukses Frankos, dhe takojmë një tjetër basketbollist shqiptar që luan në Itali, veçse në Serinë A2.
Rei Pullazi është me origjinë nga Tirana, por i lindur në Itali, dhe po bën debutimin në kombëtare.
Nga Italia, pikërisht nga Virtus i Bolonjës i Serisë A, ka ardhur Klaudio Ndoja, një tjetër talent i dalluar, që shton cilësinë, ndërsa pjesa më e madhe e lojtarëve janë nga kampionati shqiptar.
Kombëtarja luan në paraeleminatoret e Botërorit, dhe ndeshjen e parë e ka këtë të enjte në Sallën Olimpike në Tiranë, ndaj Armenisë, në orën 17:30.
Më pas, luan në Danimarkë në 22 shkurt të vitit të ardhshëm, në Armeni tri ditë më vonë, në 25 shkurt, dhe e mbyll ciklin në Tiranë ndaj Danimarkës, në 1 korrik./abcnews.al

 

https://youtu.be/uKAG6O6qTjI

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!