Kombëtarja e Argjentinës niset drejt Botërorit

schedule13:30 - 31 Maj, 2018

schedule 13:30 - 31 Maj, 2018

Argjentina udhëtoi drejt Europës ku do të bëjë përgatitjet për Kupën e Botës. Entuziazmi ishte i madh nga tifozët për skuadrën e udhëhequr nga Lionel Messi, por dyshimet nuk mungojnë.

Një vizitë nga vetë presidenti përpara nisjes.

Kombëtarja e futbollit e Argjentinës u vizitua nga numri 1 i shtetit, Maurisio Makri, në prag të udhëtimit drejt Europës për Botërorin.

Makri së pari përqafoi kapitenin, Lionel Mesin, e pastaj me radhë lojtarët e tjerë dhe trajnerin Sampaoli.

Ai tha disa fjalë, e më pas Mesi i dorëzoi një fanelë të kombëtares të futur në një çantë të vogël, të zbukuruar me flamurin argjentinas.

Së fundi një foto, dhe pastaj nisja.

Fillimisht, baza e ekipit do të jenë në Barcelonë të Spanjës, ku do të bëhen përgatitjet për t’u zhvendosur më pas në Rusi.

Udhëtimi i autobusit nëpër rrugët e Buenos Airesit drejt aeroportit ishte një triumf i vërtetë, pasi mijëra tifozë treguan mbështetjen për kombëtaren.

Sidoqoftë, skuadra e madhe latinoamerikane, dy herë kampione e rruzullit, ka zhgënjyer shumë kohët e fundit, edhe pse mbetet një emër tepër tërheqës në Kupën e Botës.

Fitorja e fundit në miqësore, 4-0 ndaj Haitit, nuk mjaftoi për të larguar dyshimet pas paraqitjes së dobët në eleminatoret e Botërorit, dhe pas humbjes 1-6 në miqësoren në fushën e Spanjës.

Lionel Mesi, të paktën, u duk tepër në formë, duke shënuar 3 gola.

Dyshimet për argjentinën i shprehur edhe ylli më i madh i saj i të gjitha kohëve, Diego Armando Maradona.

Diego Armando Maradona: “Nuk jam dakord me mënyrën sesi u bënë përgatitjet për në Botëror. Është pikëpyetje e madhe se cilët lojtarë do të luajnë në formacion për Argjentinën. Nuk dihet nëse do të mund të fitojmë me lojtarët që kemi. Kemi Mesin, Agueron, Higuainin, kemi Romeron në mbrojtje. Pretendentë për mua janë Gjermania, Spanja apo Franca, ndërsa Brazili duhet të rikuperojë së pari Nejmarin”.

Argjentina shkon në Rusi si nënkampione e botës në fuqi, pasi arriti në finalen e Botërorit të 2014-ës në Brazil, dhe u mund nga Gjermania./abcnews.al