Komandanti ukrainas: Rusia po tenton të rimarrë territorin në Kursk

schedule18:57 - 11 Nëntor, 2024

schedule 18:57 - 11 Nëntor, 2024

Rusia po grumbullon dhjetëra mijëra trupa në Kursk, ku po tenton të rimarrë kontrollin e territorit të humbur ndaj forcave ukrainase, pasi Kievi nisi një ofensivë në rajonin rus gjatë kësaj vere.

Kështu tha më 11 nëntor komandanti i forcave të Ukrainës, gjenerali Oleksandr Syrskiy.

“Duke ndjekur urdhrat e udhëheqjes së tyre ushtarake, ata po tentojnë të zhvendosin trupat tanë dhe të përparojnë thellë në territorin që ne kontrollojmë”, shkroi Syrskiy në rrjetet sociale, duke shtuar se “nëse nuk do të ishte për qëndresën e ushtarëve tanë, këta dhjetëra mijëra armiq, nga njësitë më të mijëra ruse, do të sulmonin pozicionet tona”.

Forcat ukrainase në gusht nisën një ofensivë në Kursk, që gjendet në kufi me Ukrainën, duke marrë nën kontroll disa vendbanime dhe duke forcuar pozicionet e tyre. Kjo ishte hera e parë që Ukraina kreu një sulm të tillë në territorin rus që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Sipas ushtrisë së Ukrainës, forcat e saj kanë marrë kontrollin e rreth 1.000 kilometrave katrorë të territorit rus që nga gushti, ndërkaq Moska ka pranuar se 28 vendbanime të saj janë nën kontrollin ukrainas.