Komandanti i NATO-s: “Rusia është një kërcënim i vazhdueshëm për botën”

schedule15:37 - 11 Prill, 2024

schedule 15:37 - 11 Prill, 2024

Rusia përbën një “kërcënim të vazhdueshëm” për botën, prandaj NATO ka forcuar krahun e saj lindor dhe ka modernizuar infrastrukturën e saj.

Kështu ka deklaruar komandanti suprem i aleatëve në Europë, gjenerali amerikan Christopher Cavoli, sipas një deklarate nga Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara.

“Ne po përballemi me kohë të vështira, sidomos në Europë. Lufta brutale dhe e paprovokuar e Rusisë ka shkatërruar Ukrainën për më shumë se dy vjet,” tha ai në një seancë dëgjimore përpara Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA.

“Forcat ruse po shkatërrojnë qytetet. dhe po vrasin civilë të pafajshëm në një shkallë që nuk është parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Rusia nuk ka ndërmend të ndalet në Ukrainë dhe përbën një kërcënim të vazhdueshëm”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!