Kolonat si kunja shkrepseje: Kjo është banesa e familjes Lala, ku dhanë shpirt 8 anëtarë

schedule16:14 - 29 Nëntor, 2019

schedule 16:14 - 29 Nëntor, 2019

Kjo ishte banesa katër katëshe e familjes Lala, në ish-Kënetë të Durrësit, ku tërmeti 6.4 i mëngjesit të 26 nëntorit e rrafshoi duke marrë jetët e anëtarëve të saj.

Familja Lala ishte ndër më të prekurat nga tërmeti shkatërrues. Tetë anëtarë të familjes humbën jetën nën rrënoja. I vetmi që i shpëtoi paq është 17-vjeçari Ramë Lala, jetën e të cilit e shpëtoi një lavatriçe.

Sahadete Lala 79 vjeç ndërroi jetë me djalin e saj të paralizuar Ilir Lala 52 vjeç, me nusen e djalit tjetër Marjeta Lala, 4 fëmijët e saj, dhe mbesën nga djali tjetër. Nën rrënoja mbeti po ashtu edhe Griselda 22 vjeç, motra e 17-vjeçarit Ramë Lala.

Por si ishte e ndërtuar vila katër katëshe e familjes me origjinë nga Peshkopia që u kthye në mort?

Siç mund ta shihni në këto foto është e qartë se cilësia e dobët e ndërtimit të saj nuk ka mundur të përballojë goditjen e tërmetit, ndërsa u bë rrafsh me tokën.

Kolonat e godinës janë  tepër të holla për të mbajtur mbi tyre katër kate ndërtesë. Në gotitjen e parë të tërmetit në orën 03.55 ndërtesa u rrëzua, ndërsa gjatë ditës ekipet e shpëtimit kishin kontakte me disa prej anëtarëve nën rrënoja.

Ndërkohë, më pas e gjithë godina u rrëzua duke i  zhytur edhe njëherë nën rrënoja anëtarët e familjes, për t’i nxjerrë më pas të pajetë.

Ndoshta papërgjegjshmëria në ndërtim shoi një familje të madhe.

Viktimat e familjes Lala:

Sahadete Lala 79 vjeç – (Gjyshja)

Ilir Lala, (i paralizuar)  52 vjeç i fundit qe u nxorr nga rrënojat

Marjeta Lala me 4 fëmijët:

Emilio Lala

Dionis Lala 2 vjeç

Dionisa Lala 2 vjeç -binjakë

Amelia Lala 8 vjeç – Vila në Kënetë

Griselda Lala- 22-vjeç (Motra e Ramë Lalës që shpëtoi)/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!