Gjatë rrëfimit të rrallë në emisionin “Pas Mesnate”, skulptori Pjerin Kolnikaj ka folur dhe për miqësinë me kryeministrin Edi Rama, me të cilin kanë studiuar së bashku në Liceun Artistik.
Ai tha se kryeministri ka qenë një artist i rrallë, pasi edhe sot është ndryshe nga të tjerët.
“Në një shkollë të vetme unike si Liceu, se më vjen për të qeshur kur i thonë piktori kryeministrit… harrojnë që ishte një klasë e zgjedhur talentesh nga e gjithë Shqipëria, nuk ishim gjimnaz i zakonshëm. Aty i miri i Liceut ishte i miri i Shqipërisë.
Edi si artist ishte shumë i mirë, i mrekullueshëm. Edi është një gjë e rrallë si artist. Në kuptimin tim, fjala artist ka lidhje me krijimtarinë dhe krijimtaria është diçka që ne nuk e kemi parë akoma. Pra, kërkojmë atë që nuk e kemi parë. Kjo ekspozitë që ju shihni nga ky moment përbën historinë. Këtë mekanizëm unë nuk kam parë më të lëvizshëm se te Edi dhe te askush tjetër”, u shpreh Kolnikaj./abcnews.al