Studiues i historisë dhe i filatelisë, Hysen Dizdari ka koleksionuar 150 pamje me pulla postare për Gjergj Kastriot Skënderbeun, nga librat me autorë shqiptarë dhe të huaj që kanë shkruar për heroin tonë kombëtar.
Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Dizdari u shpreh se koleksionimin e pullave e ka pasion dhe e ka nisur që në rini.
“Të gjitha pullat për Skënderbeun, origjinale. Edhe Nënë Terezën. Unë kam që në moshën e rinisë, filloi koleksionimi i pullave. Skënderbeu është figurë madhore e shtetit shqiptar. Nuk është studuiar mirë në filateli. Filatelia shqiptare ka disa libra. Kam zbuluar 510 vepra që janë shkruar autorët shqiptarë për Skënderbeun. Unë kam variantin shqip. Disa i ka bilbioteka kombëtare në Kosovë, disa i ka biblioteka kombëtare në Shqipëri. Kam një jetë me këtë punë. Veprat e tij janë reale, nuk janë legjendë. Skënderbeu nuk është legjendë, ka qenë person real. Ka luftuar kundër turqve, ka bërë 25 beteja, ka humbur vetëm një, atë të Beratit.”, theksoi ai./abcnews.al


