Kokteji vdekjeprurës i politikës së ashpër në Europë dhe skepticizmi ndaj vaksinave

schedule10:58 - 10 Dhjetor, 2021

schedule 10:58 - 10 Dhjetor, 2021

Nga Melanie Loos, Worldcrunch

Nëse krahasoni shkallët e vaksinimit në vendet europiane, do të shohim menjëherë dallime të mëdha. Dhe kjo përkundër faktit se BE-ja u ka ofruar të gjithë anëtarëve vaksina të mjaftueshme. Ka arsye të qarta kulture, historie dhe qëndrime të ndryshme për hendekun mes vendeve.

Vala tjetër e infeksionit po përhapet në Europë. Ndërsa situata në disa vende të Europës Perëndimore, si Spanja, Italia apo Portugalia, është ende e qetë me një numër relativisht të ulët të rasteve të COVID, ndërsa situata në Europën Lindore është ndryshe.

Në Europën Lindore, numri i rasteve është rritur me shpejtësi gjatë javëve të fundit. Disa vende madje kanë regjistruar dukshëm më shumë raste të COVID-19 se një vit më parë, kur vala e dytë dhe e tretë goditën kontinentin. Në Letoni, Bullgari dhe Rumani, spitalet janë plotësisht të mbingarkuar, shkruan abcnews.al

Një arsye për përshkallëzimin e krizës është e qartë: Europa Lindore është rajoni me shkallën më të ulët të vaksinimit në Europë. Një hartë nga Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) tregon një hendek të vërtetë midis Lindjes dhe Perëndimit. Dhe Gjermania, për fat të keq, nuk është ndër vendet që ka shkallën më të lartë të vaksinimit Perëndimit, si Irlanda, Spanja apo Danimarka, me vetëm 67% të popullsisë të vaksinuar plotësisht.

Kampionia e vaksinimit të BE-së është Portugalia, me 81%; Shkalla më e ulët e vaksinimit është në Bullgari, ku vetëm 22% e njerëzve janë plotësisht të imunizuar dhe Bullgaria ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga COVID-19 në Europë. Nga njëra anë, sipas ECDC, dallimet e mëdha janë për shkak të menaxhimit të pandemisë nga ana e qeverive individuale, duke përfshirë shpejtësitë e ndryshme të shpërndarjes së vaksinave dhe llojin e furnizimit të vaksinës.

Nga ana tjetër, besimet dhe mënyra e jetesës kanë një ndikim të madh nëse dikush vaksinohet apo jo. Edhe para pandemisë, Organizata Botërore e Shëndetësisë e renditi skepticizmin ndaj vaksinave apo edhe refuzimin e vaksinave si një nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin global. Që nga shpërthimi i koronavirusit, problemi është intensifikuar; OBSH flet për një “infodemi” – domethënë një valë mbarëbotërore dezinformimi dhe raportesh të rreme për virusin dhe vaksinat, raporton abcnews.al

Dhe megjithëse dyshimet për vaksinat janë një fenomen mbarëbotëror, ekspertët vlerësojnë se njerëzit në Europën Qendrore dhe Lindore janë veçanërisht skeptikë. Dekadat e sundimit komunist kanë dobësuar besimin e këtyre qytetarëve në institucionet shtetërore dhe kanë lënë pas sisteme shëndetësore të dobëta dhe të pafinancuara, sipas OBSH-së. Sipas sondazheve të fundit të Eurobarometrit, të paktën një në tre persona në vendet lindore të BE-së nuk kanë besim në sistemin e shëndetit publik. Është e dukshme që diçka e tillë është veçanërisht e theksuar në Bullgari, me 40% – raporti më i keq në BE, që përputhet me shkallën më të ulët të vaksinimit në Europë.

Nga ana tjetër, Spanja, ku besimi në sistemin shëndetësor publik është veçanërisht i lartë, tregon se gatishmëria për t’u vaksinuar mund të jetë rritur historikisht. Që nga fundi i diktaturës Franko në mesin e viteve 1970, kujdesi shëndetësor është parë si një simbol i modernizimit të vendit, i cili shkoi paralelisht me tranzicionin drejt demokracisë.

Edhe përpara COVID-19, besimi te vaksinimi ishte tashmë i lartë në Gadishullin Iberik. Dhe kjo tani po shpërblehet.

Faji është keqmenaxhimi politik

Një studim global nga Imperial College London ka ekzaminuar qëndrimet ndaj vaksinimit dhe besimit tek shteti dhe sistemin e kujdesit shëndetësor në disa  vende. Sipas studimit, besimi në vaksinimin kundër COVID-19 është më i lartë tek personat e vaksinuar në Spanjë dhe Itali; Gjermanët dhe francezët kanë besimin më të vogël te vaksinat dhe kujdesin shëndetësor në mesin e atyre që nuk janë vaksinuar.

Vendet e Europës Lindore nuk janë përfshirë në studim. Është gjithashtu interesante të theksohet që menaxhimi i mirë i pandemisë nga qeveria e tyre, rrit gatishmërinë e qytetarëve për t’u vaksinuar. Tre të katërtat e danezëve të imunizuar mendojnë se qeveria e tyre arriti të menaxhonte mirë situatën e COVID-19. Në Gjermani, vetëm gjysma e të vaksinuarve e shohin kështu. Midis gjermanëve të pavaksinuar, vetëm 14% janë të bindur për menaxhimin e mirë  nga qeveria gjermane.

Fakti që keqmenaxhimi politik mund të nxisë skepticizmin e vaksinimit në mesin e popullatës është veçanërisht drastik në Europën Lindore. Në Rumani, pandemia duket se mbaroi në fund të verës, edhe pse fushata e vaksinimit ishte pezulluar në atë kohë. Vetëm kur numri i rasteve shënoi rritje përsëri në shtator, qeveria mori masa të tilla si certifikatat e COVID-19 për akses në hotele, restorante dhe kinema, si dhe vendosi shtetrrethim gjatë natës.

Por ishte tepër vonë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!