Kokainë, arrestohet polici/ Tiranë, Ervis Shkurta dyshohet për lidhje me grupin kriminal

schedule12:49 - 23 Mars, 2024

schedule 12:49 - 23 Mars, 2024

Hetimet për përplasjen e policisë me një grup që trafikonin kokainë , mbrëmjen e së enjtes, çuan në pranga edhe një punonjës policie që bashkëpunonte në aktivitetin kriminal të shijtes së drogës.

Agjensia e Mbikqyres Policore, vuri në pranga punonjësin e policisë Ervis Shkurta që ushtronte detyrën në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Nga hetimet ka rezultuar se Shkurta, ka qenë pjesë aktive e sigurimit të kushteve për tregtimin e 1 kilogramë kokainë, si dhe ka patur dijeni të plotë për personat por edhe vendin ku do ndodhte shkëmbimi i lëndës narkotike. Po kështu punonjësi i policisë rezulton me lidhje të ngushtë shoqërore me njërin prej personave të arrestuar pas përpalsjes me agjentët e antidrogës. Mësohet se ka qenë zbërthimi i celularëve të personave të arrestuar që ka zbuluar rolin e Shkurtës në trafikun e drogës. Sipas të dhënave ai ka përdorur një numër telefoni anglez për të komunikuar për blerjen e drogës dhe në momëntin e ndërhyrjes së policisë ka qënë i pranishëm në zonë duke lajmëruar të largoheshin disa persona të tjerë.

Gjatë operacionit të së enjtes, policia plagosi Eneo Sulejmanajn pasi nuk iu bind urdhrave të policisë për të ndaluar duke rrezikuar jetën e agjentëve të antidrogës. Në mjetin që djrejtohej nga Suljemanaj ndodheshin edhe Shkëlqim Ostreni dhe Igli Begaj dhe nga kontrolli u gjet 1 kg kokainë e presuar me mbishkrimin AP.abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!