“Kokaina”/Porti i Livornos i kërkon “Arbri Garden” 4 mijë euro

schedule15:22 - 7 Mars, 2018

schedule 15:22 - 7 Mars, 2018

Arbër Çekaj, administratori i kompanisë “Arbri Garden”, nuk i ka mbyllur ende llogaritë me autoritetet portuale të Livornos. Përmes një e-maili, kompania e tij është njoftuar se duhet të paguaje edhe 4 mijë euro për shkarkimin dhe ngarkimin e tre konteniereve të saj në Portin e Livornos.

Përveç hetimeve të nisura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për ngarkesën e sekuestruar me 613 kg kokainë, administrator i kompanisë “Abri Garden”, Arbër Çekaj, do të paguajë edhe tarifat monetare në portin e Livornos.

Autoritet portuale në jug të Italisë kërkojnë 4 mijë euro për kontrollin e ushtuar në kontenierët të cilët ishin në pronësi të 38-vjeçarit.

Në e-mailin e dërguar në adresë të kompanisë me qendër në Maminas, kërkohet që të mbulohen shpenzimet e punëtorëve që shkarkuan dhe ngarkuan kontenierët me banane të ardhur nga Kolumbia. Dyshohet se në këtë mënyrë, Çekaj mund të jetë njoftuar për të ikur nga Shqipëria, dhe për t’i shpëtuar arrestimit nga policia.

Ndërkohë organi i akuzës ka dërguar një letërporosi për autoritetet në Livorno në lidhje me kontenierin ku u gjet droga. Sipas prokurorisë, skaneri ka treguar ndërhyrje në kontenier, çka ka ngritur dyshime për diçka të paligjshme.Në skaner kanë dalë disa mbushje silikoni në pjesën fundore të kontenierit. Në letërporosi, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon të mësojë mbi praktikat qe janë kryer me kontenierin me banane në Portin e Livornos. Kjo pasi, kontenieri ishte i shoqëruar me vulat dhe dokumentacionin përkatës nga autoritetet doganore italiane, qe tregonin se ai i ishte nenshruar skanimit ne portin italian. Nuk dihet nese kontenieri ishte kontrolluar më parë nga italianët, por këta të fundit kanë sinjalizuar palën shqiptare për kontenierin e dyshimtë, pa specifikuar nëse në të kishte drogë ose jo. Për rastin, është shpallur në kërkim edhe administratori i “Arbri Garden”, Arbër Çekaj. Ky i fundit ndodhet në Gjermani dhe ka deklaruar do të vijë të përgjigjet për akuzat. /abcnews,al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!