Nora Istrefi ka folur si rrallëherë për ndarjen nga Robert Berisha. Në një intervistë që ka dhënë së fundmi, këngëtarja theksoi se vendimi ka qenë i vështirë nga të dy por erdhi për të mirën e vajzës. Ndërkohë, e pyetur mbi mundësinë e një ribashkimi, ajo nuk e mohoi.
“E kemi marrë të dy vendimin për divorc. Kemi qenë 14 vite bashkë. Kohën më të mirë të jetës e kam kaluar me Robertin. Më ka pëlqyer gjithçka, humori, pamja. Por që nuk shkoi ashtu siç kisha parashikuar. Lidhja ka pasur shumë kriza. Disa gjëra kisha pas qejf me i mbajt për vete.

Vendosëm me ardh deri tek divorci për qetësi shpirtërore dhe ta ketë Renee një ambient sa më të këndshëm.”, tha këngëtarja. Duke qeshur, Nora tha: “Shhh, boll tash. U rikthye Donaldi me Borën kështu që prisni një herë. Po e lëmë një herë me juve”. Ajo deklaroi se nëna e saj, është edhe sot kundër ndarjes.
![]()
“Mami im si mami, edhe sot është kundër vendimit të ndarjes. Era është gjithmonë për më të mirën, më të shëndetshmen për të dy palet. Më ka thënë gjithmonë a je e sigurt për ndarjen? Kujdes me vajzën, me aspektin tënd me Robertin bëj ç’të duash.”, tha ajo ndërsa nënkuptoi se kënga e re është dedikim për Robertin.
E pyetur nëse e ka uruar për lidhjen e re, ajo pyeti binjakët se a e kanë dëgjuar këngën “Ciao”. “Edhe të fala i kam bërë”, u shpreh ajo. /abcnews.al

