Koha e Calhanoglu mbaroi, Milani nis ofensivën për kapitenin argjentinas

schedule12:59 - 30 Maj, 2021

schedule 12:59 - 30 Maj, 2021

Hakan Calhanoglu i përfundon kontrata më 30 qershor. Milani i ka bërë një ofertë për të rinovuar, por asnjë përgjigje deri tani. Kuqezinjtë nuk kanë ndërmend të presin fantazistin turk dhe kanë nisur nga puna për të siguruar shërbimet e Rodrigo De Paul.

Kapiteni i Udineses cilësohet si zëvendësuesi perfekt i Calhanoglu sipas trajnerit Stefano Pioli. Klubi friulan kërkon 40 milion euro për ta lënë të lirë, por pranon edhe ndonjë lojtar në shkëmbim. Jens Hauge propozohet nga Milani, dhe bardhezinjtë e pëlqejnë norvegjezin ofensiv.

 

Rodrigo De Paul

Për De Paul po interesohet edhe Atletico Madrid, që ka nisur bisedimet me agjentin e mesfushorit argjentinas. Një gjë e tillë nuk shqetëson Maldinin dhe Massarën, të cilët po përgatisin një ofertë zyrtare për Udinesen: miliona, kartoni i Hauge dhe huazimi i ndonjë talenti të ri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!