Pasi e refuzoi ofertën e Barcelonës në janar, Ronald Koeman, shpreson që një ditë të jetë në stolin e katalanasve. Në një intervistë të fundit, trajneri i Holandës, tregon pse nuk mori vendin e Valverdes, siu dhe foli për situatën e Barcelonës dhe jo vetëm.
“E vetmja arsye pse e refuzova ofertën e Barcelonës ishte Holanda. Nuk është se kisha frikë nga situata që po kalonin ata. Katalanasit gjithmonë do të fitojnë, pasi kanë lojtarë të klasit botërorë në gjirin e tyre. Në një moment tjetër do ta pranoja, të gjithëve i pëlqen Barça. Nuk ka rëndësi situata ku janë. Qyteti gjithashtu është shumë i bukur dhe shpresoj që një ditë të jem unë trajneri”, shpjegon Koeman.
“Duhet ta pranojmë që kanë disa probleme. Zotërimi i topit nuk vlen fare nëse gjatë gjithë lojës krijon vetëm tre ose katër raste për gol. Një ekip ka nevojë për një lojtar të shpejtë. Të gjithë e pame se çfarë i bërë Vinicius në El Clasico. Ansu Fati po bën shumë mirë dhe i ka të gjithë mundësitë për t’u bërë një lojtar i madh”, deklaron holandezi.”
“De Jong? Është e rëndësishme që ai po luan, edhe pse jo në pozicionin e tij të preferuar. Në kombëtare ai luan në zona më të thella, ndërsa te Barcelona janë katër lojtarë që e bëjnë atë. Pozicioni që po luan tani është ndryshe nga ai që luan në kombëtare dhe nga ajo që luante tek Ajaxi. Frenkie po mëson, por prapë mendoj se nuk është në pozicionin ku ai mund të japë më të mirën”, mbyll Koeman. /abcnews.al