Barcelona në këto muaj e ka të pamundur të ndërhyjë në merkato dhe po sheh të firmosë me lojtarë me parametra zero. Në krye të listës është Eric Garcia.
Barcelona nuk ka shumë opsione në mbrojtje dhe Koeman e kërkon prej kohësh Garcian për të zëvendësuar mungesën e gjatë të Gerard Pique.
Por presidenti i përkohshëm, Tusquets nuk mund të lëvizë në merkato pa marrë miratimin e tre kandidatëve: Toni Freixa, Victor Font dhe Joan Laporta.
Laporta dhe Freixa janë shprehur kundër firmës me Garcia, me argumentin se klubi nuk duhet të harxhojë para kur mund ta marrë falas në verë talentin 19-vjeçar.
Ndërkohë, Font e miratoi këtë lëvizje dhe ishte dakord me 3 milionë eurot, plus bonuse për Manchester Cityn. Pas këtyre zhvillimeve Tusquets ka thirrur në mbledhje tre kandidatët.
Pritet të merret një vendim final mbi të ardhmen e talentit, teksa vetë Garcia e ka bërë të qartë se nuk dëgjon asnjë ofertë përveç asaj të Barçës, që është edhe klubi ku hodhi hapat e parë si futbollist. /abcnews.al