“Koalicioni me NISMËN, i brishtë”/ Velija: Arritja e një marrëveshje mes Kurtit dhe Limajt, shumë pranë

schedule17:28 - 7 Prill, 2025

schedule 17:28 - 7 Prill, 2025

Mungesa e numrave për ta formuar e vetme qeverinë e re ka bërë që Kurti të jetë në procesin e kërkimit të numrave për të arritur shumicën qeverisëse. “Nisma” e Fatmir Limajt, ka tashme tre deputetë të garantuar nga zgjedhjet e 9 shkurtit, për të cilët ka diskutime dhe “darka sekrete” me Albin Kurtin.

Në një intervistë në emisionin “Balkan Update” në ABC News, redaktori i Gazetës Express Besnik Velija foli për këtë bisedime më rëndësi për konstituimim e Kuvendit më 15 prill.

Ai u shpreh se ende nuk është konfirmuar nga NISMA se ka pasur një takim, ndërsa u shpreh se gjasat që të arrihet një marrëveshje janë të larta.

“Nga NISMA ende nuk e kanë konfirmuar se kanë pasur një takim. Gjasat që të arrihet një marrëveshje mes tyre janë të mëdha duke marrë parasysh që Kurti ka interes në këtë situatë. Unë besoj që Kurti do të bëjë maksimumin që të arrijë një marrëveshje me NISME-n e Limajt. Sot kemi pasur edhe një letër që ia ka dërguar kreut të LDK që i kërkon një takim. Një letër që vjen nga një varg ngjarjesh që ka ndodhur. Tashmë përgjegjësia për t’i kthyer përgjigje i mbetet LDK”, tha ai.

Ndërkohë kryeministri Kurti i ka kërkuar edhe një letër kreut të LDK, për të cilën Velija tha se tashmë përgjegjësia për përgjigje i mbetet LDK.

“Është shoh më shumë si një lëvizje të VV për të vendosur presione. Sa i përket opozitës, ka pasur një pamje të përgjithshme se opozita është e bashkuar, por kur sheh deklarimet e tyre, nuk i kanë vendosur as vijat e kuqe”, u shpreh ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!