Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Koalicion mes LSDM-së dhe BDI-së? Çfarë po ndodh me negociatat

schedule10:24 - 17 Gusht, 2020

schedule 10:24 - 17 Gusht, 2020

Vijojnë bisedimet mes LSDM-së dhe BDI-së për koalicion në 4 vitet e ardhshme. Pas përcaktimit të parimeve të koalicionit dhe përcaktimeve të qeverisë së ardhshme të mundshme të përbashkët, LSDM dhe BDI dje kanë punuar në harmonizimin e programeve fituese zgjedhore dhe shpërndarjen e përgjegjësive sipas resorëve të të dy partive dhe krijimin e një programi katërvjeçar për punë të qeverisë së ardhshme.

Nga LSDM kumtuan se në bisedimet ata janë plotësisht të përkushtuar për ekonominë, drejtësinë, barazinë dhe integrimin. Ata informuan se sa i përket shpërndarjes së përgjegjësive sipas resorëve, është arritur përparim i mirë dhe është arritur marrëveshje në parim.

“Të dyja palët janë zotuar të propozojnë drejtues të përshtatshëm të institucioneve, të përgatitur, të ndershëm dhe të aftë që do të zbatojnë programin në mënyrë të suksesshme gjatë një mandati të plotë katërvjeçar. Organet e partisë, sekretarët e partisë dhe zëdhënësit do të informojnë menjëherë publikun për çdo moment të ri në negociata dhe lusin publikun dhe mediat që të mos i marrin parasysh spekulimet”, theksojnë nga partia në pushtet.



BDI përmes kumtesës i bëri thirrje opozitës shqiptare të mos i dëmtojë negociatat me LSDM-në dhe, siç theksojnë ata, ta pranojnë humbjen e 15 korrikut. Sipas tyre, opozita duke mos marrë pjesë në thirrjen e Ali Ahmetit në “tryezën e rrumbullakët” të partive shqiptare, ata u përpoqën ta defokusojnë humbjen dhe dështimin, dhe me këtë ta shmangin përgjegjësinë para votuesve të tyre.

“Ata e shohin shpëtimin e tyre në skenën politike nëpërmjet përpjekjeve për dështim të shqiptarëve duke qëndruar në sportelet e pritjeve të LSDM-së dhe VMRO-së dhe duke i rrënuar pozitat negociuese të fituesit dhe përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve. Dështimin tuaj mos e shndërroni në dështim të shqiptarëve sepse shqiptarët nuk do t’ua falin dhe harrojnë këtë sjellje jodinjitoze”, theksojnë nga BDI-ja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!