LEZHË- Komisioni për Reformën Territoriale nisi të marrë mendimet e funksionarëve dhe ish-funksionarëve të Lezhës, të parët në dëgjesat që do të shtrihen në çdo qark të vendit.
“Të flasim për kompetencat dhe financat, të mos e çojmë çështjen menjëherë te territori”, tha Mazniku.
“Kjo reformë ka përmbajtje. nën mëngë ka ndarën, mbi mëngë retorikë kompetencash. Një përfundim territorial”, tha ai.
Ndarja e territorit, bashki të mëdha apo të vogla, sikundër janë PD dhe PS, duken edhe zyrtarët e ish-zyrtarët e bashkive, pjesë të qarkut Lezhë.
Ushtruesit e pushtetit vendor, kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu kërkoi më shumë diskutim për kompetencat.
“Mua më pëlqen më shumë pjesë e kompetencave, sesa ndarja e territorit. A ka probleme në marrëdhënie me kompetencat që ka pushteti vendor, po ka probleme. A ka probleme që duhet të shikohet marrëdhënia e dy pushteteve”
Ndërsa për territorin Ndreu shpreh tjetër vështirësi.
“Nuk ka burime njerëzore, hajde gjeje ekonomistin, nuk ke burime njerëzore, edhe mirëdita, kemi vështirësi”, tha ai.
“Jo problem burimet”, u shpreh Boçi.
Demokratët ndërkohë janë gati për të riparë nivelin e qarkut.
“Edhe në nivel qarku, jemi gati të ndryshojmë nivelin e qarkut, Autonomia të sanksionohet në Kushtetutë”, tha ai.
“Kompetencat dhe financat; këtu flasim për një gjë që është e prekshme. Jo tek halli elektoral.”, pohoi Mazniku.


