Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti me një 18-vjeçar. Konflikti mes të rinjve ka nisur në një lokal në fshatin Bulgarec.
Sipas informacioneve paraprake, sherri ka ndodhur për motive banale, ndërsa një prej të përfshirëve ka goditur me mjet prerës të riun.
Autori, rreth 18 vjeç, është identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë.
I plagosuri është transportuar në spital, ku ka marrë ndihmën mjekësore për një plagë në trup, në pjesën poshtë krahut. Gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


