Klubi i parë në histori të Shqipërisë, Vllaznia bëhet pjesë e Rrjetit Evropian për Zhvillimin e Futbollit

schedule11:36 - 30 Nëntor, 2023

schedule 11:36 - 30 Nëntor, 2023

Padyshim janë një nga klubet më me histori në vendin tonë, mirëpo prej kohësh tashmë janë në një krizë lotjarësh dhe e këna humbur atë “shëlqimin”, që kishte dikur mirëpo duket se gjithçka mund të ndryshojë së shpejti.

Nëpërmjet një postimi në profilin zyrtar të klubit në rrjetet sociale, “kuqeblutë” e Vllaznisë treguan se janë tashmë pjesë e Rrjetit Europian për Zhvillimin e Futbollit. Një risi kjo nga shkodranët që janë shndërruar edhe në të parin klub shqiptar që bën pjesë në këtë Rrjet.

Në komunikatën e klubit shkodran theksohet se Vllaznia si pjesë e kësaj organizate do të synojë të zhvillojë projekte që lidhen me aspektin social duke ndërmarrë nisma në dobi të komunitetit dhe për qytetarët e Shkodrës. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI POSTIN: