Klubet shqiptare në Europë: Laçi në majë, Kukësi e Teuta në podium

schedule10:10 - 17 Shtator, 2021

schedule 10:10 - 17 Shtator, 2021

Ecuria e këtij sezoni në Conference League e ka ngjitur Laçin në vendin e 189-të në renditjen e UEFA-s për klubet, duke bërë që të ketë koeficientin më të mirë nga klubet e Abissnet Superiore në kompeticionet europiane.

Bardhezinjtë tani kanë koeficientin 6, pasi kaluan dy ture në Conference League. Nga klubet shqiptare edhe Kukësi ka koeficient të mirë, edhe pse këtë sezon nuk mori pjesë në kupat e Europës.

Verilindorët pozicionohen në vendin e 208-të me koeficient 5.5, duke lënë pas Teutën. Durrsakët, me koeficent 4.5, janë në vendin e 261-të, 20 pozicione para Partizanit që tani ka koeficient 4.250.

Në hartë është edhe Skënderbeu, për këtë sezon, pasi ka koeficient 4 dhe renditet i 291-ti në Europë. Tirana, me koeficient 2.75 i pason korçarët, kurse në fund janë Vllaznia dhe Luftëtari i falimentuar, që kanë koefientin e kampionatit, 1.6. / abcnews.al

 

Renditja e klubeve te Superiores, foto abcnews.al