Klube dardane tentuan ta “joshin”, Teuta rinovon me një titullar

schedule10:57 - 13 Gusht, 2020

schedule 10:57 - 13 Gusht, 2020

Blagoja Todorovski ka nënshkruar kontratën e re me Teutën. Mbrojtësi i djathit mbetet në Durrës, çka e konfirmon edhe përmes një interviste të dhënë për “Sportmedia.mk”. Futbollisti nga Maqedonia e Veriut është i kënaqur në Durrës dhe tregon se nuk ishte aspak e vështirë të pranonte propozimin e bërë nga Teuta për të rinovuar.

“Kam firmosur edhe për një vit me Teutën. Ramë dakord shpejt. Kisha disa oferta nga Kosova dhe nga Maqedonia e Veriut, por vendosa të qëndroj në Durrës. Jam i kënaqur me kushtet, edhe klubi ishte i kënaqur me lojërat e mia sezonin e shkuar dhe nuk pati asnjë problem për të vazhduar bashkëpunimin. Ishte kënaqësi për të dyja palët.

E mbyllëm sezonin në mënyrën më të mirë. Teuta fitoi Kupën e Shqipërisë dhe të luajmë në kualifikueset e Europa League. Ky është një sukses për Teutën, që po rritet nga viti në vit dhe konsiderohet si një nga klubet më të organizuar në Shqipëri. Personalisht ndihem mirë në Durrës dhe kjo është arsyeja pse kam nënshkruar edhe për një vit”, është shprehur Todorovksi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!