KLSH: Shkeljet financiare të institucioneve arrijnë në 1 miliard euro

schedule19:31 - 8 Dhjetor, 2018

schedule 19:31 - 8 Dhjetor, 2018

Sipas Kontrollit të lartë të Shtetit, 1 miliard euro është vlera e shkeljeve finaciare të kryera nga institucionet shtetërore në 9 muajt e parë të këtij viti. Shitjet, qiratë dhe koncesionet janë të parat sa i përket dëmit më të madh që i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit.

Për 9 muajt e parë të vitit, vlera e shkeljeve që institucionet shtetërore kanë bërë me menaxhimin e fondeve publike, arrin afërsisht në shifrën e 1 miliardë eurove.
Në auditimet e bëra nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, rezulton se dëmi ekonomik ndaj buxhetit të shtetit zë masën e 40 milionë eurove, ndërsa shkeljet e disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e subjekteve që janë kontrolluar arrijnë në 918 milionë euro.

Shitjet, qiratë dhe koncesionet vazhdojnë të mbeten të parat sa i përket dëmit më të madh që kanë shkaktuar ndaj buxhetit të shtetit, duke u pasuar nga performanca dhe shkeljet e bëra nga dogana dhe parregullsive në tenderat publikë. Numri i subjekteve të kallëzuara penalisht arrin në ’98, ku dominojnë zyrtarë të hipotekave, agjencive të legalizimit dhe pushtetit vendor. KLSH ka konstatuar se edhe ankesat më të mëdha të bëra nga qytetarët i drejtohen institucioneve që lidhen me privatizimin dhe kthimin e pronës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!