KLP zhvillon mbledhjen e parë, Gent Ibrahimi zgjidhet kryetar

schedule11:55 - 19 December, 2018

schedule11:55 - 19 December, 2018

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi këtë të mërkurë mbledhjen e parë. Ky institucion do të zgjedhë Prokurorin e Përgjithshëm me mandat dhe prokurorët e SPAK. Në mbledhjen e parë anëtarët zgjodhën me shumicë votash kryetarit dhe nënkryetarit të Këshillit.

Konstitucionalisti Gent Ibrahimi është kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ai u zgjodh me shumicë votash nga kolegët anëtarë të KLP-së, në mbledhjen e parë në historinë e këtij Këshilli të mbajtur këtë të mërkurë. KLP përbëhet nga gjashtë anëtarë prokurorë dhe pesë anëtarë jurist joprokurorë, strukturë që sipas ndryshimeve kushtetuese për Reformën në Drejtësi do të jetë qeveria e prokurorëve. Ky organ Kolegjial do të zgjedhë në vijim Prokurorin e Përgjithshëm dhe prokurorët e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion, të njohur si SPAK. Pasi u ul në karriken e kreu të Këshillit, Ibrahimi shfaqi zotimet e para.

Gent Ibrahimi: “Të bëjmë të mundur përzgjedhjen e kandidatëve me cilësi të larta morale dhe profesionale për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë. Të bëjmë të mundur përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë të mundshëm për Prokurorinë e Posaçme të korrupsionit dhe krimit të organizuar, të bëjmë të mundur krijimin dhe funksionimin e një sistemi meritokratik në objektiv për të gjithë karrierën e prokurorëve të Republikës së Shqipërisë. Të garantojmë përgjegjshmërinë e prokurorëve, të garantojmë përfocimine publikut tek profesionalizmi dhe sistemi.”

Në pozicionin e zëvendës kryetarit u zgjodh Alfred Balla, ish-prokuror, ish avokat dhe ish-ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë, por i zgjedhur në Këshill si përfaqësues nga shoqëria civile. Në mbledhjen e parë, anëtarët u shortuan për përzgjedhjen e pesë anëtarëve të cilët do të kenë mandat 3 vjeçar dhe jo 5 vjeçar sa të tjerët, me qëllim përtëritjen e pjesshme të këtij organi. Goglat për mandat më të shkurër i ranë kryetarit Gent Ibrahimi dhe Sandër Becit dhe prokurorëve Arben Dollapaj, Antoneta Sevdari dhe Kostaq Beluri. Mbledhja u mbyll me shpallen e datës 19 dhjetor 2018 si datë të themelimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Mbledhja e parë e KLP-së u ndoq në sallë edhe nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku. Jashtë godinës, ajo nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjes nëse do të kandidonte./abcnews.al