KLP cakton drejtuesit e përkohshëm të Prokurorisë së Korçës dhe Gjirokastrës

schedule19:35 - 24 Shkurt, 2020

schedule 19:35 - 24 Shkurt, 2020

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar sot mbledhjen plenare të radhës, në prani të të gjithë anëtarëve dhe në prezencë të përfaqësuesve nga Ministria e Drejtësisë, EURALIUS, OPDAT si dhe vёzhguesë tё tjerë tё akredituar.

Në mbledhjen e sotme KLP vendosi që Ollga Visi, të caktohet përkohësisht në krye të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë, nga data 24.02.2020 – 23.05.2020.

Po ashtu KLP vendosi me shumicë votash edhe miratimin për caktimin e përkohshëm të Julian Çafka, në krye të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

Ndërsa me 10 vota pro dhe 1 në mungesë,  KLP vendosi ndërprerjen e  caktimit të përkohshëm të Francesk Ganaj, si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë dhe kthimin e tij në pozicionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë ku e ka emërimin.

Ndërkaq, në përfundim të seancës plenare, është hedhur shorti për përzgjedhjen e dy anëtarëve të Këshillit të cilët do të jenë pjesë e Komisionit të Posaçëm për vlerësimin paraprak të kandidatëve për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme, bazuar në nenin 11 të Rregullores, ku shorti ka përzgjedhur Besnik Cani dhe  Tartar Bazaj.

/abcnews.al