Klosi në Vlorë: Duhet të shtojmë turizmin alternativ

schedule15:38 - 6 Gusht, 2018

schedule 15:38 - 6 Gusht, 2018

Disa prej destinacioneve turistike në vend do t’i nënshtrohen rehablitimit të plotë. Këtë e bëri të ditur Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komitetit Rajonal të Turizmit që u zhvillua në Finiq të Sarandës.

Ndër projektet, ministri Klosi përmendi “Syrin e Kaltër”. Në këtë destinacion të rëndësishëm në Sarandë shumë shpejt  do të ndërhyjë Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Ndërkohë ministri i Mjedisit dhe Turizmit kërkoi më shumë vëmendje ndaj turizmit alternativ, si mbështetje të atij klasik, të detit dhe rërës. Sipas ministrit Klosi po punohet për të krijuar një rrjet më të mirë agroturistik, duke shfrytëzuar lehtësitë fiskale të miratuara në parlament për ngritjen e strukturave agroturistike. /abcnews.al