Klosi në Beograd, Shqipëria dhe Serbia oferta turistike

schedule15:46 - 15 Maj, 2018

schedule 15:46 - 15 Maj, 2018

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, po zhvillon një vizitë në Serbi. Në hapje te sezonit turistik ministri Klosi ka firmosur një marrëveshje bashkëpunimi me homologun e qeverisë serbe, Rasim Lajiç, për oferta të përbashkëta turistike.

Shqipëria dhe Serbia do të kenë oferta të përbashkëta për turizimin. Në hapje të sezonit turistik ministri i Turizmit, Blendi Klosi, ka firmosur një marrëveshje me homologun e qeverisë serbe, Rasim Lajiç, për të rritur shkëmbimin. Turistët nga Shqipëria dhe Serbia janë të pakët në numër aq sa nuk hyjnë në statistika. Por, ata tashmë lëvizin.
Ministri Klosi, tha se ideja është që kjo të mos ngelet vetëm një nismë në mes të dyja vendeve, por Ballkani si tërësi është i pa eksploruar për miliona njerëz.

Blendi Klosi: “Ne së bashku me Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën, Kosovën dhe Maqedoninë. Shpresoj shumë që ky aktivitet i përbashkët i nisur tashmë nga dy opëratorët të gjejë mmbështetjen e administratave tona publike”.

Lajiç, tha se për botën oferta është më e mirë për të arritur në këtë pjesë të Evropës dhe për të parë më shumë. Kjo për të tejkalon kufijtë politik dhe është koha për pushime.

Rasim Lajiç, ministër i Tregtisë dhe Turizmit, Serbi:Nuk ka rrugë më të mirë se sa turizmi dhe eksperiencat personale që mund të kenë njerëzit për të tejkaluar cdo pengesë”.

Përveç marrëveshjes, serbët janë të interesuar për investime në bregdetin shqiptar me më shumë se 20 kompani, andaj u zhvillua edhe takimi mes bizneseve që kërkojnë partner. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!