Në prag të sezonit veror pushteti vendor dhe qendror do të ndërmarrin aksionin për pastrimin e plazheve dhe lumenjve. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit ishte në Divjakë ku takoi një grup të rinjsh vullnetarë. Klosi ftoi qytetarët të bëhen pjesë e këtij aksioni.
Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi ka kritikuar bashkitë të cilat sipas tij kanë kthyer brigjet e lumenjve në venddepozitim mbetjesh.
“Në mënyrë krejtësisht të papranueshme kemi shtratin e lumit si land filld zyrtar”
Nga Divjaka ministri i Mjedisit dhe Turizmit kërkoi një menaxhim më të mirë të burimeve për ta kthyer Shqipërinë në një vend të pastër.
“Shqipëria nuk është e ndotur, Shqipëria është e papastër, Shqipëria nuk ka arsye për të qenë e ndotur. Ne nuk kemi industri të mëdha, në s’kemi fabrika, konfeksione, pra mbetje që nuk i trajtojmë dot, ne nuk kemi problematika me konsum, të cilat bëjnë pis Shqipërinë, ne kemi problematika me menaxhimin e burimeve njerëzore, edhe pasurive, edhe burimeve financiare për të administruar mbetjet urbane”.
Ndërkohë Klosi i bëri thirrje qyetarëve të bëhen pjesë e aksionit për pastrimin e lumenjve dhe zonave bregdetare që nis javën e ardhshme e kulmon më 22 prill, ditën e tokës. /abcnews.al