Klosi: Ata që kanë mjet lundrimi me flamur shqiptar, ta kenë kapitenin dhe ekuipazhin shqiptar

schedule12:21 - 1 Shkurt, 2021

schedule 12:21 - 1 Shkurt, 2021

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi deklaroi sot në Kuvend se në vitin 2021 do të ketë një turizëm detar me rregulla. Ai theksoi se ata që posedojnë një mjet me flamur shqiptar duhet patjetër të kenë ekuipazhin dhe kapitenin shqiptar. Kjo shtoi ai bëhet për të krijuar vende pune dhe një industri të munguar.

“Në Shqipëri biznesi i detit duhet të nisë me shpejtësi. Pse mos të jemi dhe ne si vendet e tjera të rajonit. Kemi bërë me shpejtësi masterplanin për zhvillimin e bregdetit. Objektivi jonë është që të jemi konkurent në turizëm. Legjislacioni jonë e trajton shumë të vjetruar hapësirën detare.

Viti 2021 do të ketë një turizëm me rregulla. Ata që posedojnë një mjet me flamur shqiptar duhet patjetër ta kenë kapitenin dhe ekuipazhin shqiptar. Ne duam ta fusim menjëherë këtë gjë. për të hapur mijëra vende pune për të krijuar mirëqënie. Për të krijuar një industri të munguar”, tha Klosi./mv.abcnews.al