Jurgen Klopp kërkon përmirësime në mesfushë dhe nga Anglia bëjnë me dije ka nisur lëvizjet për të sjellë në “Anfield” një lojtar të nivelit të lartë.
I zgjedhuri është një spanjoll: Saul Niguez. Mesfushori ka kontratë afatgjatë me Atletico Madrid deri në vitin 2026, por situata ka ndryshuar dhe po flitet shumë për largimin e tij.
Klopp ka bërë ofertën e parë për 26-vjeçarin. Daily Mail bën me dije se Liverpool ka ofruar 40 milionë euro për të bërë të tyrin mesfushorin e Spanjës. /abcnews.al