Klopp: UEFA jo shenjtore, Nations League një nga idetë më qesharake

schedule22:13 - 13 Maj, 2022

schedule 22:13 - 13 Maj, 2022

Jurgen Klopp kritikoi UEFA-n për biletat e finales së Champions League dhe për këtë mori edhe një mesazh nga Aleksander Ceferin.

“A është e drejtë që ne të marrim vetëm 20 mijë bileta, kundërshtari 20 mijë dhe në total janë 75 mijë? Mbeten edhe 35 mijë bileta, ku janë atë?!

E gjitha ka të bëjë me paratë, kështu është. UEFA nuk është shenjtori i futbollit, kurrë nuk kanë qenë shenjtorët. Ata kanë një produkt fantastik si Champions League dhe nëse më pyesni mua, kurrë nuk do ta ndryshoja.

Por është e qartë se ata kanë humbuar pak para këtu, pak para atje dhe mënyra më e lehtë për t’i rikthyer ato është rritja e çmimit të biletave. Kështu është jeta”, tha trajneri gjerman.

Sot ai ka treguar edhe pse është “xhindosur” me UEFA-n dhe nuk e shikon aspak si problem faktin që ka marrë një sms nga kreu i qeverisë europiane të futbollit.

“Është OK, nuk ka asgjë. I thashë se arsyeja që nuk jam në qejf me UEFA-n është Nations League. Një nga idetë më qesharake që kam dëgjuar ndonjëherë”, shprehet Klopp. / abcnews.al