Në ditët e fundit po qarkullojnë zëra se Liverpool po kërkon me ngulm yllin e PSG-së, Kylian Mbappe. Francezi, fitues i kupës së botës dhe një yll në rritje, është një lojtar që Klopp dëshiron të punojë një ditë, por edhe Real Madrid është në garë për anësorin. Zinedine Zidane është i bindur se Mbappe do të preferonte një kalim në Angli se sa në La Ligën spanjolle, duke dhënë një tjetër sinjal se Liverpool është një hap para.
Kur e pyetën Jurgen Klopp për francezin ai përgjigjet: “Transferimi i një lojtari të kalibrit të tillë nuk është i lehtë. Për momentin nuk shikoj asnjë klub që mund ta transferojë Kylianin nga PSG-ja. Kemi disa arsye që nuk mund ta blejmë dot. Bëhet fjale vetëm për paratë, absolutisht nuk bëhet fjalë, nuk ka shanse”. Në media u fol për një ofertë nga Liverpool prej 250 milionë €, por edhe paga që francezi do të përfitonte do të ishte e frikshme, plot 40 milionë € neto në sezon.
Këtë fundjavë Liverpool luan në ‘Anfield’ kundër City-t dhe trajneri gjerman beson tek fitorja. “Momentalisht ndodhemi në një pozicion shumë të mirë. Nuk kemi pse ta krahasojmë veten me Manchester City-n. Ata kanë kaluar një dekadë të suksesshme, ku janë shpallur disa herë kampion. Kjo është dhe arsyeja pse lojtarët kanë preferuar një kalim tek City përpos mundësive financiare. Arritja e dy finaleve Championsi rresht na e ka rritur reputacionin dhe është viti i duhur për tu shpallur kampion.”- mbyll 52-vjeçari, i cili nuk njeh humbje këtë sezon në Premier League. /abcnews.al