Ylli i Borussia Dortmund, Jason Sancho, ka disa kohë që lidhet me një kalim në Premier League. Konkretisht sulmuesi anësor i gjermanëve flitet se do të transferohet te Liverpool, por ka qenë Jürgen Klopp ai që ka larguar zërat e merkatos. Tekniku i “The Reds” nuk e mohon pëlqimin për Sanchon, por do të ishte i habitur nëse ai do të luaj për Liverpool sezonin që vjen.
”Fanella e kuqe do t’i shkonte Jadonit. Por unë mendoj se një transferim i tillë nuk do të ndodhë në merkaton e verës. Ai është një lojtar i talentuar dhe interesant, por nëse kalon tek ne, unë do të isha më i suprizuari nga të gjithë”, deklaron Klopp për “Bild”.
”Trajneri më i mirë i vitit? Nuk mund të bëj asgjë me atë titull. E di që së bashku me asistentët e mi ne formojmë një staf të mirë. Gjithsesi unë ende mendoj se Pep Gurdiola është trajneri më i mirë në botë.
Liverpool? Ekipi nuk ka nevojë për ndryshime. Nuk mund të premtoj se ne tashmë do dominojmë futbollin, por mund të them se objektivi ynë tashmë është që të ruajmë këtë grup që kemi”, mbyll tekniku, i cili riktheu buzëqeshjen te tifozët e Liverpool pas 30 vitesh. /abcnews.al