Klodi Komedi, vajza nga Berati që vë në lojë nënën në Instagram

schedule08:37 - 18 Shtator, 2020

schedule 08:37 - 18 Shtator, 2020

Klodi Komedi, që është bërë e famshme në rrjete sociale falë videove humoristike ishte e ftuar mëngjesin e kësaj të premteje në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”. Videot që realizon me protagoniste mamanë e saj janë bërë virale në rrjet, ndërkohë që në studio ajo rrëfeu se si lindi ideja për të sjellë diçka të tillë.

22-vjeçarja nga Berati rrëfeu se ajo që e shtyu të realizonte video të tilla, ishte dëshira e madhe që ka për t’u bërë aktore. “E kam patur shumë qejf aktrimin dhe vazhdoj ta kem. Thashë pse të mos vazhdoj ta nis nëpërmjet këtyre videove.”, tha ajo.

Megjithatë, përpos kësaj, ajo rrëfeu se pavarësisht se gjithçka është në kuadrin e shakasë, shpesh është paragjykuar për mënyrën se si mamaja e saj sillet ndaj saj në video, një fenomen që ndodh rëndom në shoqërinë tonë. xh.d/abcnews.al