Balliu dorëzon kallëzimin penal në Prokurori për Unazën e Re: Të nisin menjëherë hetimet

schedule10:17 - 20 Nëntor, 2019

schedule 10:17 - 20 Nëntor, 2019

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës kallëzim penal për projektin e Unazës së Re.

Në një prononcim për mediat, Balliu kërkoi që organi i akuzës të nisë menjëherë hetimet dhe të anulohen punimet, deri në përfundimin e hetimeve.

Sipas Balliut, kompania Sallillari është nën hetim te Loti 2  dhe ka fituar tenderin te Loti 1.

Ky është kallëzim penal i drejtuar Prokurorisë. Ky është mali me dokumente që tregojnë faktet që ky projekt ka qëllim vjedhjen. Si ka mundësi që kompania Salillari që është nën hetim te loti 2  ka fituar tenderin te loti 1. Unë ju ftoj ju të nxirrni të gjithë dokumentet që ka nxjerrë edhe PD, për shkeljet te Unaza. Që nga fakti që nuk është bërë konsulti mjedisor me qytetarët. Të gjitha aferat korruptive, dokumentet e falsifikuara dhe shkeljet e kësaj qeverie sot janë faktuar dhe kjo Prokurori duhet të nisë menjëherë hetimet. Këtu po bëhet fjalë për jetë njerëzish. Ata po shkatërrohen për shkak të një projekti korruptiv. Menjëherë Prokuroria duhet të pezullojë punimet dhe tenderin Salillari. Të pezullohen urgjentisht punimet tek Unaza . Është esenciale nisja e hetimeve tani urgjentisht. Nëse nuk nisin atëherë këtë prokurorë po presin të marrin hyrje falas”, tha Balliu.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe konsulenti ligjor i demokratëve, Çlirim Gjata, i cili theksoi se këtë aferë mund ta ndalojë vetëm qeveria.

Shkeljet janë aq të rënda, ka shumë duar që janë futur. Të bësh gjithë këtë projekt krroputiv. Çështja është aty për të fituar troje që shkojnë deri në 900 milion euro pastrim parsh ku janë përzierë edhe qeveritarë. Është një megaoperacion. Vetëm qeveria mund të jetë ajo që ta durojë këtë prokurori që të mos fillojë hetimet”, tha Gjata./abcnews.al