Klerikët thirrje politikës: Mendoni për të gjithë, ndalni largimin e të rinjve
Përfaqësuesit e Këshillit Ndërfetar në Shqipëri u mblodhën të enjten në Shkodër me ftesë të imzot Angelo Massafra.
Të parat mesazhe ja adresuan politikës.
Thanë së Shqiperia duhet të jetë e të gjitheve, mozaik dhe jo monopol.
Në të kundërt do të ketë vetëm largime.
Shqetësim ngritën emigrimin.
U ndalën edhe te problemet e komuniteteve fetare, një ndër to pronat.
Thanë se sfidat mund të kalohen vetëm duke qenë bashkë.
Përfaqësuesit e Komuniteteve Fetare në Shqipëri vizituan edhe Muzeun Dioqezian si dhe Pinakoteken “Lin Delija” të ngritura në ambientet e Arqipeshkvisë së Shkodrës.