Klea jep lajmin surprizues për Elgitin: Krenare për ty dashuria ime

schedule09:35 - 13 Gusht, 2020

schedule 09:35 - 13 Gusht, 2020

Kjo periudhë mund të konsiderohet ndër më të mirat për producentin Elgit Doda.

Suksesi i tij duket se po i kalon koordinat gjeografike të Shqipërisë. Ka qenë bashkëshortja e tij, moderatorja Klea Huta që ka dhënë lajmin e bukur.

Përmes një postim në InstaStory, Klea ka publikuar kontratën e blerjes së këngës së fundit të Elgitit, të titulluar “Larg”.

Mesa duket, ky projekt është pëlqyer aq shumë dhe ka qenë aq i suksesshëm, sa është blerë edhe në Kinë.

“Kënga “Larg” blihet nga Kina. Krenare për ty dashuria ime”,  shkruan Klea./abcnews.al