Klea Huta rikthehet si aktore, zbulohet projekti ku do të marrë pjesë

schedule14:48 - 6 Gusht, 2020

schedule 14:48 - 6 Gusht, 2020

Në fillim të Qershorit, Klea Huta u bë nënë për herë të parë. Ndërsa ka kaluar vetëm pak kohë që nga ardhja në jetë e djalit Krid, Klea është angazhuar për t’ju rikthyer tregut muzikor. Ajo pritet të sjellë së shpejti një bashkëpunim, dhe emrin me të cilin është bërë bashkë e ka lënë një surprizë.

Ndërkohë, së fundmi është mësuar se Klea i është rikthyer edhe aktrimit. Ka qenë ish-banori i Big Brother Bjordi Mezini, i cili përmes një postimi në profilin e tij në Instagram, ka publikuar trailerin e projektit filmik “Kapiten Dinamo”.

 

View this post on Instagram

 

🔊🔊🔊 ARE YOU READY? SET! STEADY? BET! Ja me çfarë po merresha kto kohë të fundit! Pas shumë muaj pune, stress, dashuri, ulje dhe ngritje, jam më në fund gati t’ju prezantoj me KAPITEN DINAMO…i cili është gati të ngrej nivelin e lojës.😉 @airbajko @kleahuta @enxhicuku @kastriot_shehi @shpetimbaca @benartlaze @endripine @rolandsaro @aleksandergrami @alexseitaj @j3tart @jorkebroka @youcancallme_truman @rubinbeqo @kube_studios @kuberentals @romina_ruda @kristdushi @landifornia @jona.spahiu #teaser #trailer #tvshow #series #inprogress #arrialexa #premiere #djshadow

A post shared by Bjordi Mezini (@bjordimezini) on

Pjesë e kastit janë një sërë emra të njohur, por ajo që tërhoqi menjëherë vëmendjen e ndjekësve ishte prania e Kleas. Megjithatë, nuk dihet nëse xhirimet e filmit janë realizuar para apo pas shtatzënisë së Kleas, pasi ende nuk ka asnjë detaj të ri rreth këtij filmi. /abcnews.al/