Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë në fillim të këtij muaji. Çifti u bekua me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Krid, ndërsa nuk kanë hezituar të ndajnë momente me vogëlushin, duke i dedikuar fjalët më të ëmbla.
Dyshja padyshim që pjesën më të madhe të kohës e kalon me bebushin, ku së fundmi kanë dalë dhe shëtitje me të. Ka qenë Klea, e cila ka publikuar portretin e bukur familjar, ndërsa shprehet se është jashtëzakonisht mirënjohëse e falënderuese.
View this post on Instagram
“Me shpirtin plot e mirënjohjen në Zot”, shkruan Klea, krahas fotos ku shfaqen pranë të birit që qëndron në karrocë. /abcnews.al



