Klauzolë të veçantë vetëm për Realin? Guardiola u jep fund spekulimeve rreth Haaland

schedule11:56 - 6 Tetor, 2022

schedule 11:56 - 6 Tetor, 2022

Prej ditësh në media po raportohet se Erling Haaland ka një klauzolë të veçantë lirimi vetëm për skuadrën e Real Madrid.

Në lidhje me diçka të tillë ka folur trajneri i Manchester City-t, Pep guardiola, i cili në konferencën për shtyp pas fitores 5-0 ndaj Copenhagen ka theksuar se asgjë nuk ëhstë e vërtetë.

“Nuk është e vërtetë, ai nuk ka një klauzolë specifike lirimi për Real Madridin apo ndonjë ekip tjetër. Nuk është e vërtetë, çfarë mund të them? Kam ndjenjën se ai është tepër i lumtur këtu”, ka thënë fillimisht Guardiola. /f.a/abcnews.al