Klauzola e veçantë e portierit, ndjek Messin te… Newell’s Old Boys

schedule08:11 - 31 Maj, 2020

schedule 08:11 - 31 Maj, 2020

Të luash me Lionel Messin në një skuadër, është një shans i artë dhe që nuk mund të refuzohet. Portieri i Tigres në Meksikë, Nauhel Guzman, ka një klauzolë shumë të veçantë në kontratën e tij.

Gardiani 34-vjeçar u transferua nga Newell’s Old Boys te Tigres në vitin 2014, por nuk pranoi të firmosë nëse nuk i plotësohet një kusht: Në rast se Lionel Messi e mbyll karrierën te Newell’s Old Boys, klubi do e lejojë të rikthehet te skuadra argjentinase.

Guzman luan prej gjashtë sezonesh te Tigres dhe ka qenë portieri kryesor i ekipit meksikan, që tashmë shpreson që Lionel Messi të mos rikthehet tek ekipi që nisi karrierën e tij të jashtëzakonshme./abcnews.al