KL miraton fillimin e procedurës për zgjedhjen e Prokurorit të Pergjithshëm të përkohshëm

schedule19:49 - 7 Dhjetor, 2017

schedule 19:49 - 7 Dhjetor, 2017

Komisioni Parlamentar i Ligjeve miratoi vetem me votat e maxhorances nisjen e procedurave për zgjedhjen e një Prokurori të Përgjithshëm të përkohshëm, pas përfundimit te mandatit të Adriatik Llallës. Pas debatit, opozita braktisi votimin duke e quajtur këtë procedurë antikushtetuese.

Komisioni i Ligjeve ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës procedurën për përzgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm, pas një debati që zgjati mbi 3 orë.
Baza ligjore më e diskutuar mbi të cilën ky komision ndërmori veprimtarinë e saj është një dispozitë kalimtare e ligjit për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë, që në nenin 109 shkruan se:

“..në rast se mandati i Prokurorit të Përgjithshëm përfundon përpara kohe, përpara krijimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm, me vendim të Kuvendit caktohet t’i kryejë përkohësisht një nga prokurorët me më shumë eksperiencë nga rradhët e prokurorëve dhe që përmbush dhe kriteret e kreut IV, seksioni I, të këtij ligji”.

Këtë detyrim ligjor Manja pretendon se komisioni e përmbush në formën që relatori Blendi Çuçi shpjegon.
Komisioni shpall vakancën të cilës brenda 5 ditësh i përgjigjen me depozitim të CV-së ata kandidatë që përmbushin kreun IV të ligjit për organizimin e prokurorisë. Ky komision e publikon listën së bashku me datat për seancat dëgjimore, në përfundim të së cilave komisioni ka dy ditë kohë të shqyrtojë dhe përpilojë kriteret kushtetuese dhe ligjore duke hartuar një raport për seancën plenare, ku deputetët me votë të fshehtë përcaktojnë prokurorin e përkohshëm.

Për demokratët kjo procedurë i ngarkon kuvendit një tagër që nuk ja jep Kushtetuta e cila mbi të gjitha përcakton edhe mënyrën e votimit në parlament.
Për votat e nevojshme në parlament, pavarësisht memos së publikuar një ditë më parë, sekretari i përgjithshëm u tërhoq nga ajo që quajti citim, jo interpretim apo opinion.
Këtu deputeti democrat, Enkeljed Alibeaj, argumentoi përse procedura është bazuar mbi një dispozitë e cila humb fuqinë e saj përpara Kushtetutës që parashikon ndryshe, sipas tij.
Ju thoni zbatohet ligji, ne themi zbatohet kushtetuta. Këto kanë qënë fjalët e fundit të opozitës përpara se të braktiste sallën e komisionit i cili vijoi me miratimin e njëanshëm të procedurës së zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm./abcnews.al

 

https://youtu.be/73ebGd_ibz8

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!