Kjo video tregon se si e folura mund të përhapë koronavirusin

schedule19:40 - 23 Shkurt, 2021

schedule 19:40 - 23 Shkurt, 2021

Personat e infektuar mund ta përhapin virusin tek të tjerët vetëm duke biseduar, sipas një studimi të ri. Videoja tregon se si grimcat që dalin nga goja e një personi mund të vërviten dhe përhapen tek të tjerët përreth, edhe kur mbajnë maskë.  Studimet e mëparshme kanë zbuluar se spërklat nga teshtitja ose kollitja rrisin në mënyrë dramatike rrezikun e përhapjes së virusit.

Por një studim i ri mbështet teorinë se e folura siguron forcën e mjaftueshme që grimcat e nxjerra të jenë një rrezik infeksioni. Disa studiues japonezë përdorën tym dhe dritë lazer për të gjurmuar rrjedhën e ajrit tek njerëzit.   Ata rikrijuan skenarë kur një person qëndron pranë një personi tjetër, si për shembull gjatë një shërbimi estetik apo ekzaminimi dentar.

Eksperimenti u zhvillua në një sallon estetik, pasi vullnetari kishte thithur një cigare elektronike, e cila prodhonte tym artificial të përbërë nga pika me diametër rreth një të dhjetës së mikrometrit, e ngjashme me madhësinë e një grimce virusi. Studimi zbuloi se ajri i nxjerrë nga një person që nuk mban maskë, lëviz poshtë për shkak të gravitetit dhe bie mbi klientin.

Sidoqoftë, kur personi mban maskë, “reja” e grimcave të frymëmarrjes tenton të ngjitet lart në trupin e atij personi. Studiuesit gjithashtu zbuluan se mburojat e fytyrës mund të parandalojnë çdo aerosol që rrjedh rreth maskës për tek klienti. “Prandaj është më e efektshme të mbash maskë dhe mburojë fytyre kur ofron shërbime për klientët.”, thanë studiuesit. /abcnews.al