“Kjo mund të shpëtojë jetë”, Blerina Bombaj ndan këshillën e rëndësishme për Covid-19

schedule19:08 - 17 Nëntor, 2020

schedule 19:08 - 17 Nëntor, 2020

Ndërsa rastet me Covid-19 janë shtuar ndjeshëm ditët e fundit në vendin tonë, dietologia e njohur Blerina Bombaj ka ndarë një mesazh ku shprehet se nuk neglizhuar asnjë shenjë e lehtë, qoftë dhe kur bëhet fjalë për grip.

Përmes një postimi në rrjete sociale, dietologia ka kërkuar nga ndjekësit e saj të ndajnë disa këshilla bazuar në eksperiencën e tyre me Covid, mes të cilave ka zgjedhur njërën prej tyre. “Një këshillë nga dikush që e ka kaluar Covid-19 dhe ja ka ngjitur edhe familjarëve duke rënë pikërisht në këtë grackë!”, shkruan ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Blerina Bombaj (@blerinabombaj2)

“Një nga rreziqet më të mëdha dhe kurthet në të cilin vendosim veten është kur kemi një shenjë, dy apo tre dhe refuzojmë të besojmë se është Covid-19. Themi u ftoha, e kam nga makina me xhama hapur, nga kondicioneri, e kam grip!” Në fakt, me çdo shenjë që keni në fillim mendoni se keni koronën, pastaj të tjerat! Kjo mund të shpëtojë jetë.”, thuhet në reagim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!