Kjo është infermierja që mori e para vaksinën anti-Covid në SHBA

schedule17:16 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 17:16 - 14 Dhjetor, 2020

Në SHBA ka nisur të hënën fushata e vaksinimit kundër koronavirusit, në sistemin shëndetësor. Dozën e parë të vaksinës e ka marrë një infermiere e repartit të terapisë intensive.

“Unë ndjehem me shpresë sot, e çliruar,” tha infermierja Sandra Lindsay pasi mori një dozë në Qendrën Mjekësore Hebreje në Long Island në New York.

Ajo u vaksinua gjatë kohës kur guvernatori Cuomo po jepte konferencë për medien.

“Kjo është drita në fund të tunelit. Por është një tunel i gjatë,” tha Guvernatori i New York-ut Andrew Cuomo ndërsa shikonte vaksinimin e Lindsay përmes videos.

Disa vende të tjera gjithashtu kanë mirë vaksinën, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, e cila filloi vaksinimin javën e kaluar. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!